Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmet ajrore – 25 militantë të vrarë


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët e Pakistanit thonë se aeroplanët luftarakë dhe helikopterët ushtarakë i kanë bombarduar pozicionet e militantëve në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, pas një fushate të talibanëve kundër forcave të sigurimit në këtë rajon.

Një zyrtar ushtarak pakistanez i tha sot Radios Evropa e Lirë se së paku 25 militantë janë vrarë gjatë natës në sulmet ajrore në Provincën Vaziristani Verior dhe rajonet fisnore në Khyber.

Sipas këtij zyrtari, në mesin e të vrarë janë edhe militantët e involvuar në dy sulme me bomba në Peshavar, vitin e kaluar, dhe sulmet aktuale kundër një konvoji të ushtrisë në qytetin Banu.

Operacioni i ushtrisë së Pakistanit u bë pasi sulmuesit talibanë me bomba i kanë vrarë së paku 33 ushtarë në dy sulme, gjatë 24 orëve të fundit.

Në mesin e 14 të vrarëve në qytetitn Ravalpindi, ditën e hënë, ishin edhe tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë.
XS
SM
MD
LG