Ndërlidhjet

Barroso: Konferenca ndërqeveritare me Serbinë – sukses i madh


Jose Manuel Barroso
Jose Manuel Barroso
Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka vlerësuar se konferenca e sotme ndërqeveritare Bashkimi Evropian – Serbia, me të cilën fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në BE, paraqet “kapitull të ri në marrëdhënie dhe sukes të madh”.

Mëtutje, në deklaratën e tij, ai theksoi se e ka “përshëndetur Serbinë për përpjekje në reforma dhe përparim, i cili është arritur gjatë viteve të fundit”.

Zoti Barroso, para fillimit të konferencës ndërqeveritare sot në Bruksel, u takua me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

Jose Manuel Barroso pozitivisht i ka vlerësuar përpjekjet e qeverisë së Serbisë për normalizimin e raporteve me Kosovën, gjatë muajve të fundit, “para dhe pas marrëveshjes historike nga prilli i vitit 2013”.
XS
SM
MD
LG