Ndërlidhjet

Raporti: Siria akuzohet për ekzekutimin e mijëra të burgosurve


Ilustrim nga lufta në Siri
Ilustrim nga lufta në Siri
Një raport i përgatitur nga tre ish-prokurorë ndërkombëtarë për krime të luftës, thotë se dëshmitë, që kanë dalur fshehtas jashtë Sirisë, tregojnë se afro 11 mijë të burgosur janë ekzekutuar në këtë vend, prej fillimit të kryengritjes kundër presidentit, Bashar al-Assad, para tri vitesh.

Raporti bazohet në mijëra fotografi të qeverisë së Sirisë dhe dosje me të dhëna për vdekje në burgje, gjatë tri viteve të fundit.

Njëri nga autorët e raportit, Desmond de Silva, ish-kryeprokuror për krime të luftës në Sierra Leone, i tha së përditshmes londineze, Guardian, se dëshmia “ka dokumentuar vrasje në shkallë industriale”.

Dëshmia është sjellur ilegalisht nga Siria, nga një ish-fotograf i policisë, i cili është larguar nga Siria.
XS
SM
MD
LG