Ndërlidhjet

Bejrut: Nga shpërthimi – dy të vrarë


Pamje nga një hapësirë në Bejrut ku kanë ndodhur disa shpërthime
Pamje nga një hapësirë në Bejrut ku kanë ndodhur disa shpërthime
Një lagje e kryeqytetit Bejrut në Liban, është goditur sot nga një eksplodim.

Kjo hapësirë është bazë e lëvizjes shiite libaneze, Hezbollah.

Agjencia zyrtare e lajmeve në Liban ka raportuar se së paku dy vetë janë vrarë nga sulmi, i cili duket se ishte vetëvrasës.

Nga shpërthimi janë plagosur afro 20 persona të tjerë.

Tensionet ndërmjet grupeve të ndryshme sektare të Libanit janë shtuar, derisa po depërton konflikti nga Siria fqinje.

Hezbollahu po lufton në Siri në anën e forcave të presidentit, Bashar al-Assad, kundër kryengritësve, me shumicë myslimane sunite.
Eksplodimi i sotëm ndodhi në një hapësirë, ku në fillim të këtij muaji nga një shpërthim i një makine-bombë u vranë 5 njerëz.
XS
SM
MD
LG