Ndërlidhjet

BBG: Dënohet sulmi kundër gazetarëve në Ukrainë


Kryesuesi i Bordit të Guvernatorëve të Transmetimit (BBG), Jeff Shell, dhe presidenti i Radios Evropa e Lirë, Kevin Klose, janë shprehur të tmerruar me sulmet e përgjakshme nga ana e policisë kundër disa gazetarëve në kryeqytetin Kiev në Ukrainë, përfshirë edhe reporterin e Radios Evropa e Lirë, Dmytro Barkar, dhe kameramanin, Ihor Iskhakov.

Jeff Shell dhe Kevin Klose kanë kërkuar që autoritetet e Ukrainës menjëherë të zhvillojnë hetime për këtë incident.

“Ne i dënojmë me fjalët më të fuqishme sulmet e dhunshme kundër gazetarëve të Radios Evropa e Lirë/Radio Liria dhe mediave të tjera në Ukrainë”, tha zoti Shell, i cili e kryeson agjencinë që i mbikëqyrë të gjithë transmetuesit civilë ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Kevin Klose ka shtuar se “shoqëria e lirë nuk i rrahë gazetarët profesionistë, derisa ata i kryejnë detyrat e tyre”.

Sipas Institutit për Informim Masiv, me seli në Kiev, 35 gazetarë janë plagosur gjatë raportimit për dhunën më 19 dhe 20 janar.
XS
SM
MD
LG