Ndërlidhjet

Pakistan: U vranë 3 punëtorë të poliomielitit


Pamje nga momenti i vaksinimit në Pakistan
Pamje nga momenti i vaksinimit në Pakistan
Policia në Pakistan thotë se persona të armatosur i kanë vrarë tre punëtorë shëndetësorë që bënin vaksinim e poliomielitit.

Policia tha se vrasjet ndodhën në dy incidente të ndara në qytetin-port Karaçi.

Policia tha se janë vrarë dy femra dhe një mashkull.

Zyrtarë shëndetësorë kanë thënë se vaksinimi ishte ndalur për shkak të sulmeve.

Gjatë vitit të kaluar është raportuar se më se 10 punëtorë shëndetësorë dhe policë, që ishin në mbrojtje të vaksinimit, janë vrarë në Pakistan.

Militantët islamistë e kundërshtojnë vaksinimin kundër poliomielitit, duke thënë se kjo fushatë po përdoret nga vendet perëndimore për të spiunuar dhe për t’i sterilizuar fëmijët myslimanë.

Poliomieliti është sëmundje infektive që mund ta sulmoj sistemin qendror nervor të njeriut dhe aktualisht është e pranishme vetëm në Pakistan, Afganistan dhe Nigeri.
XS
SM
MD
LG