Ndërlidhjet

Prishtinë: Filloi gjykimi në rastin e “Tokave”


Pamje e një pjese të Prishtinës
Pamje e një pjese të Prishtinës
Sot, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, filloi gjykimi kryesor i dhjetë të pandehurve, të cilët gjykohen për kryerje të pretenduar të veprave, që i ngarkojnë ata me nxjerrjen e vendimeve të paligjshme ose me dhënien e ndihmës për nxjerrjen e këtyre vendimeve ligjore të paligjshme, ka njoftuar misioni EULEX.

Rasti ka të bëjë me tokën në pronësi shoqërore, e cila u është bartur pronarëve privatë me mashtrim, duke i përfshirë tetë gjyqtarë vendës dhe dy përfaqësues ligjorë.

Prokuroria pohon se gjatë periudhës ndërmjet vitit 2006-2007, Olga Janiçijeviq, Sanije Muqolli, Shemsije Sheholli dhe Tihomir Mikariq, në pozitën e tyre si gjyqtarë në Gjykatën Komunale të Prishtinës, dhe Rrahman Retkoceri, Ekrem Agushi dhe Ferid Bislimi, në pozitën e tyre si gjyqtarë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë (si gjyqtarë të shkallës së dytë), me qëllim që të sigurojnë përfitim material të paligjshëm për vete, nxorën vendime të paligjshme në 15 raste të tokës në lidhje me Ndërmarrjet Shoqërore (NSH) në Kosovë, duke e kryer kështu veprën penale të Nxjerrjes së Vendimit të Paligjshëm Gjyqësor.

Për më tepër, prokuroria i ka akuzuar tre të pandehur për veprën penale të dhënies ndihmë në nxjerrjen e Vendimit të Paligjshëm Gjyqësor, sepse gjatë periudhës nga viti 2006 deri më 2007, i pandehuri Nuhi Uka, në cilësinë e tij si kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë, Hasnije Balidemaj, si përfaqësuese ligjore e NSH-së, dhe Gazmend Gashi, si përfaqësues ligjor i paditësve, kanë ndihmuar në kryerjen e veprave penale duke e lehtësuar kryerjen e krimit.
XS
SM
MD
LG