Ndërlidhjet

Sulm në Pakistan, 22 të vrarë


Pakistan
Pakistan
Së paku 22 persona kanë humbur jetën kur një bombë ka goditur një autobus që bartte pelegrinë shiitë nga Irani, në qytetin Kueta të Pakistanit.

Mbi 20 të tjerë janë lënduar po ashtu në sulm.

Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Militantët islamikë, ekstremistët sunitë dhe separatistët baluçë janë të gjithë aktivë në provincën Baluçistan, ku edhe ndodhet Kueta.
XS
SM
MD
LG