Ndërlidhjet

logo-print

Delegatët, gati për bisedimet për Sirinë


Siri

Siri

Delegatë nga 40 vende të botës janë duke u përgatitur për hapjen e bisedimeve të para direkte midis Qeverisë së Sirisë dhe opozitës së mbështetur nga Perëndimi.

Bisedimet e sponsorizuara nga Kombet e Bashkuara do të nisin nesër në qytetin Montre të Zvicrës.

Të martën, Irani dhe Rusia kanë kritikuar sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, për tërheqjen e ftesës së tij për Teheranin, që të marrë pjesë në bisedime.

Shtetet e Bashkuara dhe mbështetësit e tjerë të opozitës siriane kanë thënë se Irani nuk duhet të marrë pjesë, për shkak të mbështetjes ushtarake dhe politike që i ofron qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG