Ndërlidhjet

Rusi që dogji Kuranin ngarkohet me akuza shtesë


Ilustrim
Ilustrim
Një rus i akuzuar për djegie të Kuranit është ngarkuar me akuza shtesë.

Zyra e prokurorit në Moskë ka thënë të martën se Aleksandr Sokolov, i cili paraprakisht është akuzuar për huliganizëm, është akuzuar edhe për nxitje të urrejtjes etnike.

Sokolov, 23 vjeç, është arrestuar javën e kaluar dhe policia ka thënë se do të mbahet në paraburgim së paku deri më 9 mars.

Sokolov ka pranuar se ka qenë njëri nga burrat në një video në internet, e cila i ka treguar ata duke djegur një përkthim rus të librit të shenjtë mysliman.
XS
SM
MD
LG