Ndërlidhjet

OKB e shqetësuar për ligjin anti-protestë të Ukrainës


Navi Pillay
Navi Pillay
Komisionarja për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay, u ka bërë thirrje autoriteteve të Ukrainës që të pezullojnë zbatimin e ligjeve që ndalojnë protestuesit antiqeveritarë të mbajnë protesta.

Përmes një deklarate të shkruar, Pillay ka thënë se paketa e legjislacionit nuk përkon me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Ajo ka thënë se është posaçërisht e shqetësuar me mundësinë që këto ligje të kufizojnë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të të tubuariut, të drejtën për t’u informuar dhe të drejtën e shoqërisë civile për të punuar e lirë.

Parlamenti i Ukrainës i ka miratuar këto masa javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG