Ndërlidhjet

Lavrov: Ukraina po del jashtë kontrollit


Sergei Lavrov

Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar se situata në Ukrainë është duke dalë jashtë kontrollit dhe ka akuzuar opozitën dhe vendet në Evropë për rëndimin e tensioneve.

Duke folur në një konferencë për gazetarë, Lavrov ka thënë se sjellja e protestuesve antiqeveritarë është përtej asaj që mund të konsiderohet e pranueshme në vendet evropiane.

Komentet e tij vijnë derisa protestuesit dhe policia në Kiev kanë vazhduar përleshjet.

Protestat në Ukrainë kanë nisur në fund të nëntorit, kur presidenti Viktor Yanukovych ka refuzuar një marrëveshje të asociimit me Bashkimin Evropian, në favor të marrëdhënieve më të mira me Rusinë.
XS
SM
MD
LG