Ndërlidhjet

Rasti Satter “nuk ka prapavijë politike”


Gazetari amerikan, David Satter.
Gazetari amerikan, David Satter.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se nuk ka prapavijë politike në rastin e gazetarit amerikan, David Satter, i cili është ndaluar të hyjë në Rusi.

Lavrov ka thënë se “statusi i Satterit ka qenë ilegal për disa ditë” dhe se vendimi për të mos rinovuar vizën e tij dhe për ta ndaluar atë nga hyrja në Rusi për pesë vjet është marrë në përputhje me ligjin rus.

Satter, 66 vjeç, ka jetuar dhe punuar në Rusi si këshilltar i shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë qysh në muajin shtator.

Ai ka lënë Rusinë dhe ka shkuar në Kiev në fillim të dhjetorit dhe ka riaplikuar për vizë ruse.

Zyrtarët rusë në Kiev i kanë thënë se prania e tij në Rusi është “e padëshirueshme”.

Satter ka qenë korrespondent nga Moska për “Financial Times” dhe “The Wall Street Journal” në vitet 1970 dhe 1980.
XS
SM
MD
LG