Ndërlidhjet

Pussy Riot mban koncert në Nju Jork


Maria Alyokhina dhe Nadezhda Tolokonnikova

Maria Alyokhina dhe Nadezhda Tolokonnikova

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International ka thënë se anëtaret e grupit rus Pussy Riot planifikojnë të vizitojnë Nju Jorkun muajin e ardhshëm, ku edhe do të mbajnë një koncert.

Amnesty ka thënë se Nadezhda Tolokonnikova dhe Maria Alyokhina, të cilat janë liruar muajin e kaluar nga një burg rus, do të mbajnë edhe një fjalim më 5 shkurt, në kuadër të fushatës së tyre kundër abuzimit të të drejtave nga autoritetet ruse.

Tolokonnikova dhe Alyokhina kanë kaluar 21 muaj në burgjet ruse, nën akuzat për “huliganizëm”.

Në shkurt të vitit 2012, ato kanë bërë një performancë në një katedrale të Moskës kundër presidentit rus, Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG