Ndërlidhjet

Shfaqen foto të “torturës” nga regjimi sirian


Siri - foto arkivi
Siri - foto arkivi
Prokurorët ndërkombëtarë të krimeve të luftës thonë se kanë pranuar sasi të madhe të fotografive që dokumentojnë torturën dhe vrasjet nga autoritetet siriane të rreth 11,000 të burgosurve.

Fotografitë e autorizuara nga Katari dhe të siguruara nga një dezertues i regjimit sirian vijnë në prag të bisedimeve për paqe në Siri, të cilat nisin sot në Zvicër.

Prokurorët ndërkombëtarë thonë se këto janë dëshmitë e parë të vërteta dhe të drejtpërdrejta të krimeve të luftës nga regjimi sirian.

Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, i ka cilësuar ato si “prova të tjera të dhunës dhe brutalitetit sistematik”.

Uashingtoni ka thënë se fotografitë janë ilustrime shqetësuese të krimeve të dukshme.
XS
SM
MD
LG