Ndërlidhjet

Shtatë të vrarë nga sulmi në Pakistan


Pakistan
Pakistan
Një bombë e vendosur në një biçikletë ka vrarë gjashtë policë, që do t’i bënin roje një ekipi për vaksinim kundër poliomelitit në Pakistan.

Në sulmin që ka ndodhur në qarkun Çarsada, është vrarë edhe një djalë.

Sot është dita e tretë e fushatës së imunizimit ndaj poliomelitit në Pakistan.

Tre punonëtorë shëndetësorë janë vrarë të martën në Karaçi.

Militantët islamikë kundërshtojnë këtë fushatë, duke thënë se shfrytëzohet nga vendet perëndimore për të spiunuar dhe për t’i bërë fëmijët myslimanë sterilë.
XS
SM
MD
LG