Ndërlidhjet

logo-print

Obama e Putin flasin për Sirinë, Iranin…


Obama dhe Putin - foto arkivi

Obama dhe Putin - foto arkivi

Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë, Barack Obama dhe Vladimir Putin, kanë biseduar në telefon për konferencën për paqe në Siri.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Obama dhe Putin kanë folur edhe për programin ndërkombëtar për largimin dhe shkatërrimin e armëve kimike nga Siria.

Dy presidentët kanë biseduar edhe për programin bërthamor të Iranit, si dhe për sigurinë gjatë Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi.

Kremlini nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e bisedës, por ka thënë se ka qenë konstruktive.

Rusia mbështet Qeverinë siriane, ndërsa SHBA rebelët sirianë.
XS
SM
MD
LG