Ndërlidhjet

Hap punimet konferenca për Sirinë


Montre, Zvicër - 22 janar 2014.

Montre, Zvicër - 22 janar 2014.

Negociatorët nga Qeveria siriane dhe koalicioni i opozitës kanë nisur bisedimet për paqe në Montre të Zvivrës.

Konferenca, e titulluar “Gjeneva II”, është hapur nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i cili e ka cilësuar atë si një “mundësi”.

Konferenca mbledh për herë të parë delegatët e opozitës dhe anëtarët e regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, prejse ka nisur konflikti civil në këtë vend në mars të vitit 2011.

“Jemi këtu për të diskutuar të ardhmen e Sirisë. Jemi këtu për të diskutuar të ardhmen e popullit tonë”, ka thënë ambasadori i Sirisë në OKB, Bashar al-Jafari.

Delegatë nga 40 vende të tjera të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, ndjekin po ashtu bisedimet.
XS
SM
MD
LG