Ndërlidhjet

Facebook mund të humbë 80% të përdoruesve


Ilustrim

Ilustrim

Shtrirja e rrjetit social në Facebook do të marrë fund së shpejti, njësoj sikurse një sëmundje infektuese që zgjerohet me shpejtësi dhe pastaj vdes, thonë hulumtuesit në Universitetin Princeton në New Jersey, të cilët kanë analizuar ciklin jetësor të mediave sociale, bazuar në mostrën e sëmundjeve ngjitëse.

Këto mostra rëndom mund të shfrytëzohen për të kuptuar popullaritetin në masë dhe rrjedhimisht edhe largimin nga rrjetet sociale, thuhet në një studim të publikuar më 17 janar të studiuesve nga Departamenti i Inixhinerisë Mekanike dhe Aeronautike.

Studimi pohon se Facebook mund të përjetojë një rënie të shpejtë, duke shkaktuar humbjen e 80 % të shfrytëzuesve nga viti 2015 deri në vitin 2017.

Shkaktari kryesor, sipas këtij studimi, do të jetë humbja e interesimit për këtë rrjet social.
XS
SM
MD
LG