Ndërlidhjet

Dy protestues të vrarë në Ukrainë


Kiev, 22 janar 2014.
Kiev, 22 janar 2014.
Dy protestues antiqeveritarë raportohen të vrarë në Kiev të Ukrainës.

Protestuesit thonë se njëri nga ta është qëlluar për vdekje nga policia, por informacioni i tillë nuk është konfirmuar.

Përleshjet e sotme kanë shpërthyer pasi policia ka nisur të shkatërrojë barrikadat e ngritura nga protestuesit.

Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, ka shkruar në Twitter se ngjarjet e mëngjesit janë “përshkallëzim i rrezikshëm”.

Ai ka thënë se “regjimi duhet të ndalojë shtypjen dhe të hapë dialogun”.

Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, ka thënë se protestat antiqeveritare kanë sjellë “terroristët” në rrugë dhe ka paralajmëruar se të gjitha “veprimet kriminale” do të ndëshkohen.
XS
SM
MD
LG