Ndërlidhjet

Përfundon “aventura” e anijes së bllokuar ruse


Anija Akademik Shokalskiy e bllokuar në Antarktik, 29 dhjetor, 2013.
Anija Akademik Shokalskiy e bllokuar në Antarktik, 29 dhjetor, 2013.
Një ekskursion i 52 shkencëtarëve dhe turistëve, të cilët kanë qenë të bllokuar në akullin e Antarktikut, në bordin e një anijeje ruse, ka arritur në Australi.

Ekspedita e shkencëtarit të ndryshimeve klimatike, Chris Turney, ka qenë duke ripërshkuar rrugën e bërë një shekull më parë nga eksploruesi australian, Doglas Mawson, dhe duke krahasuar matjet shkencore, të bëra atëherë dhe tash, kur anija Akademik Shokalskiy është bllokuar në akull më 24 dhjetor.

Akullthyesit nga Kina, Australia dhe Shtetet e Bashkuara kishin bërë përpjekje të pasuksesshme për ta arritur dhe liruar atë.

Të gjithë njerëzit joesencialë në bord janë nxjerrë nga një helikopter kinez më 2 janar.

Një ndryshim i drejtimit të erës më 7 janar e ka ndihmuar anijen që të lirohet vetë.
XS
SM
MD
LG