Ndërlidhjet

Negociata “të vështira” për Sirinë


Montre, Zvicër
Montre, Zvicër
Në Montre të Zvicrës po zhvillon punimet konferenca ndërkombëtare, e cila synon gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin civil në Siri.

Duke iu adresuar të pranishmëve, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se negociatat “nuk do të jenë të thjeshta, as të shpejta”.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se negociatat do të jenë të vështira dhe të komplikuara, por ka theksuar se nuk ka asnjë mundësi që presidenti sirian, Bashar al-Assad, të mbetet në qeverinë e tranzicionit.

Konferenca mbledh për herë të parë delegatët e opozitës dhe anëtarët e regjimit të presidentit të Sirisë, prejse ka nisur konflikti civil në këtë vend në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG