Ndërlidhjet

Obiliq: 4 të arrestuar për keqpërdorim të pozitës


Ilustrim

Ilustrim

Drejtoria për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, Sektori i Hetimeve të Korrupsionit, me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, gjatë hetimit të një rasti kanë arrestuar katër persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, njofton sot Policia.

Arrestimi, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, është realizuar me 21 janar, 2014, me ç’rast janë shoqëruar katër të dyshuar, zyrtarë të Kuvendit Komunal të Obiliqit dhe pronari i një kompanie private.

Policia ka arrestuar katër të dyshuar: H. R. (1975), Z. K. (1965), Sh. B. (1972) dhe B. P. (1967), të gjithë meshkuj, shqiptarë, shtetas të Kosovës, thuhet në njoftimin e Policisë.
XS
SM
MD
LG