Ndërlidhjet

logo-print

Kontribuesi i REL-it largohet nga Ukraina


Vitaly Portnikov

Vitaly Portnikov

Një gazetar i njohur ukrainas dhe kontribues i Radios Evropa e Lirë është larguar nga Ukraina nga frika për sigurinë e tij.

Vitaliy Portnikov, i cili ka qenë cak i një fushate të diskreditimit, ka thënë se është detyruar të largohet, pasi ka marrë informacione nga burime të besueshme se autoritetet ukrainase planifikojnë ta vrasin atë.

Muajin e kaluar, një video që përmbante imazhe intime të gazetarit dhe të siguruara në mënyrë të paligjshme, është publikuar në internet.

Ditë më parë, apartamenti i tij në Kiev është rrethuar nga rreth 50 protestues që mbanin posterë kërcënues dhe akuzonin Portnikovin për “sjellje imorale”.

Më 15 janar, presidenti i REL-it, Kevin Klose, ka thënë se aksionet janë përpjekje të orkestruara për të diskredituar gazetarët e pavarur dhe profesionistë, që kujtojnë taktikat më të dënueshme të kohës sovjetike.

Portnikov është gazetar i njohur ukrainas, i cili kryeson kanalin TVi.

Për shërbimin e Ukrainës të REL-it ka nisur të punojë në fillim të viteve 1990.
XS
SM
MD
LG