Ndërlidhjet

Argjentina vë kufizime në blerjet online


Ilustrim
Ilustrim
Argjentina ka ndërmarrë kufizime të reja për blerjet online, si pjesë e përpjekjeve të saj për të ndaluar rezervat e valutave të huaja të bien edhe më tej.

Secili që blen gjësende përmes ueb-faqeve ndërkombëtare tani duhet të nënshkruajë një deklaratë dhe të njëjtën ta paraqesë në zyrën doganore, ku edhe merr pakon e blerjeve.

Procedura do të duhet të përsëritet për çdo blerje të re.

Rezervat e monedhave të forta në Argjentinë kanë rënë për 30 për qind vitin e kaluar.

Qeveria e presidentes Cristina Fernandez de Kirchner ka ndërmarrë një numër kufizimesh në transaksionet me monedhat e huaja.

Sendet e importuara përmes ueb-faqeve të tilla si Amazon dhe eBay nuk arrijnë më në adresat e njerëzve. Pakot duhet të tërhiqen nga zyra doganore.
XS
SM
MD
LG