Ndërlidhjet

BE paralajmëron pasoja për Ukrainën


Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka paralajmëruar pasoja eventuale për Ukrainën, në përgjigje të përshkallëzimit të dhunës.

Përleshjet e sotme në Kiev midis policisë dhe protestuesve kanë rezultuar me së paku tre persona të vrarë.

“Jemi të tronditur me lajmet e fundit nga Ukraina për vdekjen e protestuesve dhe shprehim ngushëllimet tona për familjet e tyre. Ne e dënojmë në mënyrën më të fuqishme të mundshme përdorimin e forcës dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që menjëherë të përmbahen nga dhuna dhe të fillojnë të ndërmarrin hapa që ndihmojnë në deeskalimin e situatës”, ka thënë Barroso.

“Jemi të shqetësuar për atë se ku do ta çojnë Ukrainën këto zhvillime. Vazhdojmë t’i ndjekim nga afër ato, si dhe të vlerësojmë aksionet e mundshme nga Bashkimi Evropian dhe pasojat për marrëdhëniet tona me atë vend”, ka thënë Barroso.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka takuar sot liderët e opozitës, por ende nuk janë dhënë detaje të përmabjtjes së takimit.
XS
SM
MD
LG