Ndërlidhjet

Kosova vë viza për shtetasit e Bosnjës


Prishtinë

Prishtinë

Kabineti qeveritar ka ndryshuar vendimin e mëhershëm të qeverisë për kushtet e hyrjes dhe regjimit të vizave për shtetasit e huaj në Republikën e Kosovës.

Në listën e shteteve, qytetarët e të cilave do të kenë nevojë që të pajisen me viza kur të hyjnë në Republikën e Kosovës, është shtuar edhe Bosnja dhe Hercegovina.

Qeveria e Kosovës, ditë më parë, ka paralajmëruar Sarajevën zyrtare se në mungesë të një përgjigjeje për marrëdhënie të mira fqinjësore, së shpejti do të vërë viza për shtetasit e Bosnjës.

Bosnja, përveç Serbisë, është i vetmi shtet i rajonit që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Shtetasit kosovarë duhet të kenë viza për të hyrë në këtë vend.
XS
SM
MD
LG