Ndërlidhjet

Maliki: Dëboni militantët nga Falluxha!


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki.
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki.
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, u ka bërë thirrje banorëve në provincën Anbar që të ndërmarrin askione për të dëbuar militantët e lidhur me Al Kaidën nga qyteti Falluxha.

Në një adresim televiziv, Maliki ka thënë se ka ardhur koha që t’i jepet fund pranisë së këtij grupi në qytet dhe të shpëtohet populli nga e keqja e tij.

Megjithatë, kryeministri nuk ka dhënë ndonjë afat për forcat fisnore sunite që të dëbojnë militantët.

Maliki, deri më tash, nuk ka urdhëruar sulme ushtarake brenda Falluxhas, duke thënë se do që të shmangë gjakderdhjen dhe shkatërrimin.

Militantët e grupit Shtetit Islamik i Irakut dhe Levant kanë kapur Falluxhan dhe pjesë të Ramadit në ditët e para të vitit të ri.
XS
SM
MD
LG