Ndërlidhjet

Ukrainë: Përfundoi takimi i presidentit me opozitën


Policia i arreston protestuesit në qendër të kryeqytetit Kiev

Policia i arreston protestuesit në qendër të kryeqytetit Kiev

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, është takuar sot me tre liderë opozitarë, derisa policia është përleshur me demonstruesit në kryeqytetin Kiev.

Liderët opozitarë, Vitaly Klitschko, Areseniy Yatsenyuk dhe Oleg Tyahnybok, nuk dhanë komente menjëherë pas takimit, i cili ka zgjatur disa orë.

Këtë takim, presidenca e ka përshkruar si “hap të parë” në procesin e negociatave.

Ky takim ndodhi pasi u konfirmua se dy vetë janë vrarë nga plagët me armë zjarri në përleshjet ndërmjet protestuesve kundër qeverisë dhe policisë.

Aktivistët thanë se dy personat ishin vrarë nga policia, por Ministria e brendshme tha se policia nuk ka përdorë municion luftarak.

Protestat në Ukrainë filluan pasi presidenti, Viktor Yanukovich, nuk e nënshkroi një marrëveshje për afrim me Bashkimin Evropian, para më se dy muajve.

Sot, policia ka përdorë gaz lotsjellës, plumba gome dhe shkopinj gome, për t’i detyruar protestuesit të tërhiqeshin, pas tri ditëve të përleshjeve të vazhdueshme.
XS
SM
MD
LG