Ndërlidhjet

OKB: Dënohet shtimi i ekzekutimeve me varje në Iran


Pamje nga kryeqyteti Teheran në Iran

Pamje nga kryeqyteti Teheran në Iran

Ekspertët e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit, që ta ndalë “rritjen e papritur” të varjeve në këtë vend, prej fillimit të këtij viti.

Këtë thirrje e kanë bërë raportuesi special i OKB-së për të drejtat e njeriut në Iran, Ahmed Shaheed, dhe raportuesi special i OKB-së për ekzekutimet kolektive, Christof Heyns.

Në deklaratë e tyre të përbashkët theksohet se autoritetet e Iranit kryejnë dënime me vdekje ndaj të burgosurve me “frekuencë alarmuese”.

Mëtutje, në deklaratë theksohet se së paku 40 vetë raportohet se janë varë në Iran, në dy javët e para të muajit janar, ndërsa javën e kaluar janë kryer 33 ekzekutime me varje.

Raportohet se gjatë vitit 2013, në Iran janë kryer 652 ekzekutime, përfshirë së paku 28 femra dhe një numër të të burgosurve politikë.
XS
SM
MD
LG