Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Aktivisti antikorrupsion mbrohet në heshtje


Një mbështetës i aktivistit Xu Zhiyong arrestohet nga policia afër gjykatës në Pekin ku mbahej procesi gjyqësor

Një mbështetës i aktivistit Xu Zhiyong arrestohet nga policia afër gjykatës në Pekin ku mbahej procesi gjyqësor

Aktivisti antikorrupsion në Kinë, Xu Zhiyong, sot është paraqitur në një gjykatë në Pekin, i akuzuar për organizimin e një grupi për ta shkatërruar rendin në vend publik.

Avokati mbrojtës i tij tha se i akuzuari Zhiyong i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka vendosur që të mbrohet në heshtje, gjatë procesit që zgjati gjashtë orë.

Prokurorët kanë kërkuar dënim prej pesë vitësh burgim.

Nuk është e qartë se kur do të shpallet vendimi i gjykatës.

Xu Zhiyong është themelues i Lëvizjes së Re të Shtetasve, që është një grup që lufton kundër korrupsionit dhe ka kërkuar më tepër transparencë dhe përgjegjësi nga zyrtarët aktualë komunistë të Kinës.

Raportohet se autoritetet e Kinës, gjatë vitit të kaluar, i kanë burgosur afro 20 vetë lidhur me aktivitetet e tyre për paraqitje të pasurisë.
XS
SM
MD
LG