Ndërlidhjet

Ban Ki-moon: Përfundimi i luftës në Siri – i vështirë


Ban Ki-moon (djathtas) dhe i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë Lakhdar Brahimi gjatë një konference për shtyp në Montro

Ban Ki-moon (djathtas) dhe i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë Lakhdar Brahimi gjatë një konference për shtyp në Montro

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha sot se takimi në Montro të Zvicrës ishte “hapi i parë i vogël” në përpjekjet për arritjen e paqes në Siri.

“Duke e përfunduar këtë luftë dhe për të bërë paqe do të jetë vështirë. Ne kemi ndërmarrë hapin e parë të vogël këtu në Montro. Ne do të ndërmarrin një hap tjetër të premten, kur të dy palët në Siri do të ulen për të biseduar. Ne e kemi rrugën e vështirë përpara, por ajo mund të kapërcehet dhe duhet të kapërcehet”, tha Ban Ki-moon, në fjalimin e tij në mbyllje të ditës së parë të konferencës ndërkombëtare për arritjen e paqes në Siri.

Dita e parë kaloi në shenjë të kundërshtimeve, me ç’rast qeveria e Sirisë i hodhi poshtë kërkesat që presidenti, Bashar al-Assad, të tërhiqet, në mënyrë që të hapet rruga për një qeveri të tranzicionit.

Takimi u mbajt derisa raportohej se në Siri ka pasur luftime të reja.

Shtetet e Bashkuara dhe opozita e Sirisë, në konferencën në Montro, janë shprehur që regjimi i Assadit e ka humbur legjitimitetin dhe duhet të tërhiqet.

Kjo është kundërshtuar kategorikisht nga përfaqësuesit e qeverisë së Sirisë.

Ministri i jashtëm i Sirisë, Walid al-Muallem, i ka akuzuar terroristët dhe qeveritë perëndimore se po punojnë për shkatërrimin e Sirisë.
XS
SM
MD
LG