Ndërlidhjet

logo-print

Zvicër: Dita e dytë e konferencës për Sirinë


Pamje nga hapja e konferencës për Sirinë në Montro të Zvicrës

Pamje nga hapja e konferencës për Sirinë në Montro të Zvicrës

Konferenca paqësore për Sirinë, e organizuar nga Kombet e Bashkuara, hynë sot në ditën e dytë të punimeve, por nuk ka shenja të kompromiseve nga palët e ndryshme për përfundimin e luftës civile në këtë vend.

Zhvillimet në ditën e parë, në Montro të Zvicrës, janë përshkuar me kundërshtime nga të dy palët.

Përfaqësues të regjimit i hodhën poshtë kërkesat për tërhjeqjen e presidentit, Bashar al-Assad, për ta hapur rrugën për një qeveri të tranzicionit.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, këtë konferencë e ka përshkruar si “proces”, duke thënë se ai e ka ditur se bisedimet do të jenë të “ashpra”.

Për nesër parashihet që të takohen përfaqësues të regjimit dhe ata të opozitës në Siri. Por, dallimet e tyre të mëdha i kanë shtuar dyshimet për mbajtjen e këtij takimi.
XS
SM
MD
LG