Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Dy të vdekur nga shpërthimi në minierë


Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në një minerë në Rusi

Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në një minerë në Rusi

Zyrtarët në Rusi thonë se dy punëtorë kanë vdekur nga një eksplodim në një minierë të thëngjillit në Siberi.

Ky shpërthim ka ndodhur dje në minierën Dzerzhinsky në qytetin siberian, Prokopyevsk.

Më se 100 minatorët e tjerë, që ishin nën tokë në kohën e eksplodimit, ia dolën të shpëtojnë.

Kjo minierë ishte hapur në vitin 1935 dhe do të mbyllet brenda katër vitesh.

Nga një shpërthim i shkaktuar nga gazi i metanit në një minierë thëngjilli në pjesën veriore të Rusisë, pothuajse para një viti, kanë humbur jetën 18 vetë.
XS
SM
MD
LG