Ndërlidhjet

SHBA: Përpjekje për lirimin e ish-ushtarit në Iran


Ish-ushtari amerikan Amir Hekmati

Ish-ushtari amerikan Amir Hekmati

Ish-zyrtarët e lartë të sigurisë dhe të mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, kanë bërë thirrje të re për lirimin e ish-ushtarit amerikan, Amir Hekmati, i cili mbahet i burgosur në Iran.

Ai ishte burgosur në Teheran prej gushtit të vitit 2011, i akuzuar për spiunim, për të cilën Uashingtoni thotë se është e falsifikuar.

Në një letër dërguar presidentit amerikan, Barack Obama, ish-zyrtarët kanë kërkuar “aksion të menjëhershëm” për ta përshpejtuar lirimin e personit Hekmati.

Letra është nënshkruar nga ish-sekretari i mbrojtjes, William S. Kohen, nga gjenerali Peter Pace, ish kryesuesi i Shtatmadhorisë, pastaj nga ish-këshilltari për siguri kombëtare, James L. Jones, dhe ish-komandanti i forcave aleate në Evropë, Joseph W. Ralston.

Ata thonë se tash është kohë e mirë për të bërë presion për lirimin e tij, derisa fuqitë perëndimore dhe Irani po përpiqen për të lëvizur përpara me marrëveshjen e tyre të përkohshme atomike.
XS
SM
MD
LG