Ndërlidhjet

Egjipt: Janë vrarë pesë policë


Pamje nga kryeqyteti Kajro në Egjipt

Pamje nga kryeqyteti Kajro në Egjipt

Ministria e brendshme e Egjiptit thotë se persona të armatosur e të maskuar me motoçikleta, i kanë vrarë pesë polcisë, në një pikë kontrolli në kryeqytetin Kajro.

Ministria njoftoi se të shtënat kanë ndodhur sot herët në mëngjes, në provincën Beni Suef, 100 kilometra në jug të Kajros.

Gjatë sulmit janë plagosur edhe dy policë të tjerë.

Sulmuesit ia dolën të largoheshin nga vendi i krimit.

Prej përmbysjes së presidentit islamik, Muhammad Morsi, nga ushtria në korrik të vitit të kaluar, në Egjipt është rritur numri i sulmeve me të shtëna dhe bomba.

Sulmi në Beni Suef u bë vetëm dy ditë, para shënimit të trevjetorit të kryengritjes nga e cila u përmbys presidenti i dikurshëm, Hosni Mubarak.
XS
SM
MD
LG