Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev: Kërcënimi për Soçi - sikur në olimpiadat e tjera


Dmitry Medvedev (majtas) gjatë intervistës për CNN me gazetaren Christiane Amanpour

Dmitry Medvedev (majtas) gjatë intervistës për CNN me gazetaren Christiane Amanpour

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, gjatë një interviste për rrjetin televiziv amerikan, CNN, tha se siguria në Lojërat Olimpike në Soçi është çështje për shqetësim, por problemet me të cilat ballafaqohet Soçi nuk janë më të mëdha se në olimpiadat e tjera.

Medvedev tha se do të jetë jokorrekte të thuhet se “kërcënimet po akumulohen në Soçi”, por ai ka pranuar se Rusia po ballafaqohet me betejën kundër terrorizmit.

Kryeministri rus i ka hedhur poshtë kritikat lidhur me legjislacionin me të cilin ndalohet “propaganda” homoseksuale, duke thënë se kundërthëniet lidhur me këtë çështje ishin “shpikur” dhe se ai ende nuk ka parë ndonjë zbatim praktik të këtij ligji.
XS
SM
MD
LG