Ndërlidhjet

Rusi: U lirua Platon Lebedev


Platon Lebedev

Platon Lebedev

Gjykata Supreme në Rusi ka urdhëruar lirimin e Platon Lebedevit, ish-partner biznesor i magnatit të naftës, Mikhail Khodorkovsky.

Ai ishte në vuajtje të dënimit dhe pritej lirimi i tij në muajin maj. Por, pas vendimit të sotëm, ai do të lirohet gjatë ditës ose nesër.

Mikhail Khodorkovski është liruar muajin e kaluar, pas amnistisë nga presidenti Vladimir Putin.

Gjykata Supreme nuk e ka ndryshuar urdhërin sipas të cilit Lebedev dhe Khodorkovski duhet të paguajnë më se 560 milionë dollarë tatime.

Ky borxh paraqet pengesë për Khodorkovskin që të kthehet në Rusi, pasi në muajin dhjetor arriti në Gjermani.
XS
SM
MD
LG