Ndërlidhjet

Papa: Interneti – “dhuratë nga Zoti”


Papa Françesk

Papa Françesk

Papa Françesk thotë se Interneti është “dhuratë nga Zoti” që mund t’i ndihmoj njerëzit me kultura dhe origjinë të ndryshme, të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Megjithatë, Papa theksoi se Interneti, poashtu, mund t’i izoloj njerëzit, nëse ata u qasen opinioneve që i konfirmojnë idetë e tyre.

Në një deklaratë të shkruar, Papa Françesk ka kërkuar nga shfrytëzuesit e Internetit, që me kujdes t’i dëgjojnë edhe idetë e të tjerëve dhe të përpiqen t’i kuptojnë pikëpamjet e tyre.

Papa i ka inkurajuar më tepër se një miliard katolikë në botë për tu angazhuar në dialog me njerëzit e feve të ndryshme.
XS
SM
MD
LG