Ndërlidhjet

Ukrainë: Nuk do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme


Presidenti Yanukovich (djathtas) gjatë takimit me kryesuesin e Parlamentit Volodymyr Rybak

Presidenti Yanukovich (djathtas) gjatë takimit me kryesuesin e Parlamentit Volodymyr Rybak

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, e ka siguruar Bashkimin Evropian se ai nuk planifikon ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në këtë vend, përkundër trazirave antiqeveri.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian ka thënë se Yanukovich e ka bërë këtë premtim gjatë bisedës së sotme telefonike me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Planifikohet që komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, do të udhëtoj nesër për në kryeqytetin Kiev, ndërsa shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, mund të ndodhë që një vizitë të ngjashme do ta bëjë javën e ardhshme.

Yanukovich sot është tkuar me kryesuesin e Parlamentit të Ukrainës dhe ka kërkuar një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit për të diskutuar për krizën.

Liderët opozitarë mbrëmë vonë i kanë dhënë ultimatum Yanukovichit që t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Ky ultimatum u bë pasi gjatë trazirave të mbrëmshme në Kiev janë vrarë tre vetë.

Këto janë viktimat e para prej se kanë filluar protestat kundër qeverisë në muajin nëntor të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG