Ndërlidhjet

Jahjaga vlerëson rolin e OSBE-së


Prishtinë, 23 janar 2014.

Prishtinë, 23 janar 2014.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur ambasadorin Gérard Stoudmann, përfaqësues i posaçëm i Konfederatës së Zvicrës për Ballkanin Perëndimor, gjatë presidencës së këtij vendi me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian – OSBE.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Jahjaga ka vlerësuar “bashkëpunimin e deritanishëm që institucionet e Kosovës kanë pasur me misionin e OSBE-së dhe njëherësh e ka falënderuar ambasadorin Stoudmann për kontributin që kjo organizatë ka dhënë në të kaluarën në forcimin e institucioneve demokratike në gjithë rajonin e Evropës Juglindore, në ndihmë të ngritjes së kapaciteteve në fushën e sundimit të ligjit dhe në sigurinë e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.

Stoudmann, nga ana e tij, ka theksuar përkushtimin e vendit të tij që gjatë kësaj periudhe të ndihmojë avancimin e të gjitha proceseve në Kosovë.
XS
SM
MD
LG