Ndërlidhjet

logo-print
Këngëtari kanadez, Justin Bieber, është arrestuar në Majami të Floridës, pasi ka bërë gara në rrugë dhe ka vozitur nën ndikimin e alkoolit, marihuanës dhe barnave me reçetë.

Policia ka thënë se Bieber fillimisht nuk ka bashkëpunuar dhe është akuzuar për rezistencë pa dhunë ndaj arrestimit.

Po sipas policisë, rruga ku ai dhe miq të tij kanë bërë gara është një zonë e banuar në Majami.

Bieber, 19 vjeç, ka qenë duke vozitur makinë të tipit Lamborghini.
XS
SM
MD
LG