Ndërlidhjet

Një grua në Indi përdhunohet me "urdhër të pleqve"


Indi - foto arkivi

Indi - foto arkivi

Policia në Bengalin Perëndimor të Indisë ka arrestuar 13 persona, të dyshuar për përdhunimin e një gruaje.

Përdhunimi grupor dyshohet të jetë kryer me urdhër të pleqve të fshatit, të cilët kanë kundërshtuar lidhjen e viktimës me një mashkull.

Vajza 20 vjeçe është pranuar në spital, në gjendje të rëndë.

Gjykatat jozyrtare në fshatrat e Indisë miratojnë shpesh vrasjet e çifteve që konsiderohet se kanë shkelur kodet lokale.

Problemi i dhunës seksuale në Indi ka tërhequr vëmendje të gjerë që nga përdhunimi dhe vrasja e një studenteje në një autobus, në dhjetor të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG