Ndërlidhjet

Breedlove: Misioni i EULEX-i duhet të vazhdojë


Gjenerali Philip Breedlove
Gjenerali Philip Breedlove
Komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s për Evropën, Philip Breedlove, ka thënë se çdo reduktim i trupave të KFOR-it në Kosovë duhet të bazohet në kushtet në terren dhe jo në afatet kohore.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, ai ka thënë se edhe misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, duhet të vazhdojë punën.

“EULEX-i ka rol të madh për të luajtur. Ai është përgjegjësi i dytë në veri të Mitrovicës dhe ky është rol i rëndësishëm. Kapacitetet e tij në gjykata, drejtësi dhe polici janë shumë të rëndësishme për suksesin tonë. Është shumë e rëndësishme që ai të qëndrojë dhe të vazhdojë të shënojë përparim”, ka thënë Breedlove.
XS
SM
MD
LG