Ndërlidhjet

Zbardhja e vrasjes së Gjingjiqit, kusht për Serbinë


Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq.
Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq.
Në Parlamentin Evropian është kërkuar që zbardhja e prapavijës politike të vrasjes së ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, të vihet si kusht në kapitullin e gjyqësorit, në bisedimet midis Serbisë dhe Bashkimit Evropian.

Katër anëtarët e grupeve kryesore politike në PE kanë thënë se sundimi i ligjit në Serbi nuk mund të forcohet pa ndriçuar krimet e regjimit të Millosheviqit dhe pa hetim të plotë të vrasjes së Gjingjiqit.

Sipas eurodeputetëve, kryesit e kësaj vrasjeje janë prapa hekurave, por jo edhe nxitësit e saj.

Serbia ka nisur të martën bisedimet për përafrim me BE-në.

Gjingjiq është vrarë në vitin 2003 nga një snajperist pranë ndërtesës së qeverisë në qendër të Beogradit.
XS
SM
MD
LG