Ndërlidhjet

Rusia forcon masat kundër ekstremizmit


Moskë

Moskë

Duma ruse ka miratuar një ligj, i cili rrit dënimet për ata që shpallen fajtorë për ekstremizëm.

Ligji forcon dënimin me burg për pjesëmarrje në aktivitete ekstremiste, nga dy në katër vjet.

Ai është miratuar dy javë para hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi, qytet i cili ndodhet pranë rajonit më të paqëndrueshëm rus – Kaukazit Verior.

Këtë javë, autoritetet ruse kanë identifikuar katër gra, të ashtuquajtura “të veja të zeza”, të cilat dyshohet se janë duke planifikuar sulme terroriste në ose pranë Soçit.
XS
SM
MD
LG