Ndërlidhjet

logo-print

Brahimi mban bisedime me palët luftuese në Siri


Lakhdar Brahimi

Lakhdar Brahimi

I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi, ka mbajtur bisedime me palët luftuese në Siri, në përpjekje për të gjetur gjuhë të përbashkët për negociatat për paqe.

Raportohet se Brahimi ka mbajtur takime të ndara me delegacionet e qeverisë dhe të opozitës siriane në Gjenevë.

Detaje për përmbajtjen e bisedave nuk janë bërë publike.

Qeveria dhe opozita pritet të mbajnë bisedime të drejtpërdrejta të premten.

Dy palët kanë shprehur pozicione krejtësisht të kundërta derisa vazhdon punimet konferenca ndërkombëtare për paqe në Siri.

Opozita dhe mbështetësit e saj – përfshirë vendet perëndimore, shtetet arabe dhe Turqinë – thonë se presidenti Bashar al-Assad duhet të japë dorëheqje, për t’i hapur rrugë qeverisë së tranzicionit.

Kjo kundërshtohet kategorikisht nga qeveria, e cila thotë se regjimi i Assadit nuk ka plane për të dhënë dorëheqje.
XS
SM
MD
LG