Ndërlidhjet

logo-print

Komandanti amerikan pret sulme të reja në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Komandanti i ushtrisë amerikane në Afganistan ka paraparë sulme të tjera vetëvrasëse, të tilla si ai që ka ndodhur javën e kaluar në një restorant libanez në Kabul dhe ka vrarë 21 civilë.

Gjenerai Mark Milley u ka thënë gazetarëve në Pentagon, përmes një video-lidhjeje nga selia e tij në Kabul, se sulmi në restorantin libanez ka qenë i menduar për të krijuar frikë dhe pasiguri, në kohën kur forcat ndërkombëtare përgatiten të lënë Afganistanin.

Milley ka thënë se pret “sulme të tjera të tipt vetëvrasës dhe spektakular”.

Ai po ashtu ka thënë se pret që caqet të përfshijnë civilët, ashtu si edhe forcat afgane të sigurisë, zyrtarët e Qeverisë afgane dhe trupat e huaja.
XS
SM
MD
LG