Ndërlidhjet

Arrihet armëpushim në Sudanin Jugor


Sudani Jugor
Sudani Jugor
Qeveria e Sudanit Jugor dhe rebelët kanë nënshkruar marrëveshje për armëpushim, pas bisedimeve në Etiopi.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Adis Ababa, luftimet duhet të ndalojnë brenda 24 orësh.

Mbi 500,000 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë gjatë konfliktit njëmujor.

Ajo që ka nisur si mosmarrëveshje politike midis presidentit Salva Kiir dhe ish-zëvendësit të tij, Riek Machar, më 15 dhjetor është përshkallëzuar në konflikt të plotë, me raporte edhe për vrasje etnike.
XS
SM
MD
LG