Ndërlidhjet

logo-print

Protestuesit kundërshtojnë ofertën e Kievit


Kiev, 24 janar 2014.

Kiev, 24 janar 2014.

Tensionet në Kiev mbeten të larta, pasi protestuesit kanë kundërshtuar ofertën e qeverisë për armëpushim, në këmbim të largimit të barrikadave nga rruga dhe përmbajtjes nga dhuna.

Tre udhëheqësit kryesorë të opozitës kanë njoftuar protestuesit me detajet e armëpushimit, pas bisedimeve me presidentin Viktor Yanukovych.

Turma është përgjigjur duke brohoritur “revolucion” dhe duke ngritur barrikada të reja.

Si pjesë të armëpushimit, Ministria e Brendshme ka thënë se do të ndalojë të arrestojë apo akuzojë protestues.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka thënë se do të kërkonte nga gjykatësit që të lironin të gjithë demonstruesit që tashmë ndodhen në paraburgim.
XS
SM
MD
LG